
Për herë të parë në spitalin rajonal të Shkodrës është kryer me sukses stentimi i arteries karotide – një procedurë e avancuar endovaskulare që ofron një alternativë më pak invazive për pacientët me rrezik të lartë. Kjo ndërhyrje u realizua me sukses te një pacient 84-vjeçar. Për mjekët e spitalit të Shkodrës kjo është një arritje e madhe, e cila shkurton kohën e hospitalizimit por dhe kostot e pacientit.
Kjo ndërhyrje vë në dukje dhe njëherë profesionalizmin e mjekëve shkodran por dhe rëndit spitalin rajonal të Shkodër ndër qëndrat më prestigjoze spitalore në rajon.
Sfidë mbetet që kjo procedurë të ofrohet për të gjithë pacientët që shfaqin shenja klinike të ngjashme përgjatë gjithë vitit në spitalin rajonal të Shkodrës.