
Në Spitalin Rajonal Shkodër u paraqit për vizitë ambulatore një paciente mbi 70 vjeçe, e operuar vite më parë për hernie diskale, me dhimbje të forta,vështirësi në qëndrim dhe pamundësi në ecje. Pas vlerësimit klinik dhe imazherik u konfirmua stenoza severe lumbare.
U realizua me sukses laminektomia dekompresive dhe foraminotomia bilaterale. Ndërhyrja u krye nga neurokirurgu Dr. Jurgen Kinka, në bashkëpunim me reanimatoren Xheneta Alija dhe infermieren Medina Peraj, në Spitalin Rajonal Shkodër. Që në ditën e parë pas operacionit, pacientja nisi aktivizimin dhe ecjen gradualisht.
Spitali Rajonal Shkodër është aktualisht qendra e parë në vend, pas institucioneve universitare në Tiranë, që kryen këto lloj ndërhyrjesh neurokirurgjikale.
Falenderim dhe vlerësim për gjithë ekipin për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në shërbim të pacientëve.






