Pas raportimeve të qytetarëve për një banesë tejet të amortizuar dhe të braktisur, nga e cila ishin shkëputur pjesë të çatisë duke rrezikuar sigurinë e kalimtarëve, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë menjëherë në rrugën Babaj, duke kryer pastrimin dhe largimin e elementëve të rrezikshëm.
Ndërhyrja u ndoq nga nënkryetari i Bashkia Shkodër, Rudin Beka, i cili u njoh nga afër me situatën dhe masat e marra në terren.
Kjo nderhyrje u realizua me qëllim garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm, në kuadër të reagimit të shpejtë institucional ndaj problematikave që cenojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Artikulli paraprakSHKODËR, BESIMTARËT KREMTOJNË DITËN E UJIT TË BEKUAR
Artikulli tjetërNIS ZBATIMI I SKEMËS PËR BONUSIN E PENSIONISTËVE