
Në kuadër të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, Shkolla 9 vjeçare “Skenderbej” ka organizuar një aktivitet përkujtimor në nder të mësuesit të ndjerë Fiqiret Hoxha, duke nderuar jetën dhe kontributin e tij në arsim. Aktiviteti me titull “In Memoriam – Fiqiret Hoxha | Gjurmë që nuk fshihen” solli momente reflektimi dhe kujtimesh nga kolegë, nxënës dhe përfaqësues të komunitetit.
Indrit Hoxha, djali i mësuesit të ndjerë foli për rëndësinë e këtij homazhi dhe ndjenjat personale për trashëgiminë që la babai i tij në komunitet dhe në arsim.
Ngjarja u pasqyrua si një nderim i veçantë për një jetë të përkushtuar ndaj dijes dhe edukimit, duke ruajtur gjurmët e një mësuesi






