SHQIPËRIA KA PROGRES VETËM NË PESË PRIORITETET KYÇE, ÇALON GJYQËSORI. Delegacioni i Parlamentit Europian që vizitoi Tiranën në Mars, raportoi para Komitetit të Jashtëm për rezultatet e takimit të 8 ndërparlamentar të stabilizim-asociimit. 

Paaftësia e klasës politike për dialog dhe  kultura për të mos dëgjuar folësin, spikatën përshkrimet e eurodeputetëve mbi kolegët e tyre shqiptarë dhe kryetarja Macovei tha se do të propozojë një draft-rregullore për proçedurën e takimeve të tilla që të jenë më produktive në të ardhmen.  Njëfarë progresi u raportua mbi 5 prioritetet kyçe në përgjithësi, por reforma e gjyqësorit konsiderohet e kufizuar dhe problematike rezulton mungesa e besimit publik ndaj Prokurorit të Përgjithshëm.  Pas vështirësive të hasura në Shqipëri dhe zhvillimeve që i paraprin miratimit të draft-rezolutës, socialdemokratët dhe të djathtët europianë u shfaqën më të bashkuar në këtë diskutim të Komitetit europarlamentar. Nga 8 takime ndërparlamentare të mbajtura gjithsej që pas hyrjes në fuqi të MSA-së (2009), vetëm në 3 prej tyre, përfaqësuesit e Parlamentit Europian së bashku me homologët e tyre të Kuvendit të Shqipërisë  kanë arritur të miratojnë konkluzione të përbashkëta me rekomandimet përkatëse. Kalendari parashikon dy mbledhje të tilla në vit dhe takimi i ardhshëm mbahet në Bruksel më 9 Nëntor.

Artikulli paraprakPROTAGONISTËT E VLLAZNISË RRËFEJNË SUKSESIN
Artikulli tjetërRRUGA E SHQIPËTARËVE PËR TË KËRKUAR AZIL