Përballë ngarkesës së madhe të gjykatave dhe vonesave që shkaktojnë proceset e gjata ligjore, bizneset në Lezhë po zgjedhin një alternativë më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme, ndërmjetësimin. Ky proces jashtë sistemit gjyqësor u jep palëve mundësinë të arrijnë marrëveshje të detyrueshme ligjërisht, të cilat kanë të njëjtin efekt si një vendim gjykate, por realizohen në një kohë shumë më të shkurtër dhe pa konflikt.Në këtë frymë bashkëpunimi, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Lezhë dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësimit kanë firmosur Memorandumin e Bashkëpunimit, që synon forcimin e shërbimeve të ofruara për bizneset dhe afrimin e asistencës profesionale në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Me këtë nismë, bizneset në Lezhë përfitojnë një instrument të qartë, praktik dhe efikas për të shmangur konfliktet, për të reduktuar kostot dhe për të garantuar një proces më të shpejtë, më të drejtë dhe më pak stresues se rruga gjyqësore.

Artikulli paraprakVEPRIMTARI NË KUADËR TË 35-VJETORIT TË LIRISË SË BESIMIT
Artikulli tjetërAUTORI NADIR ZHABJAKU APELON: “ KTHEHUNI TEK LIBRI”