Shoqata e Gazetarëve të Malit të Zi ka marrë sot vendim për ndarjen e çmimeve vjetore për gazetari, të cilat do të ndahen pasnesër në Cetinë.

Ndër fituesit e këtij viti është edhe gazetari nga Malësia, Gjokë Dukaj, i cili është nderuar me Mirënjohje për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e gazetarisë në Mal të Zi.

Gjatë karrierës së tij shumëvjeçare, Gjokë Dukaj ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e lirisë së medias dhe në ngritjen e standardeve profesionale të gazetarisë.

Përveç veprimtarisë së tij në fushën e gazetarisë, Dukaj është edhe autor i librave “Përjetësia e fjalës” dhe “Valët e para”, si dhe realizues i disa filmave dokumentarë. Ndër më të njohurit veçohen “Dora e pajtimit” dhe “Përjetësia e Besës”, të cilët trajtojnë tema me rëndësi historike, kulturore dhe shoqërore.

MARRË NGA MALESIA.ORG

Artikulli paraprakBERISHA: U PARAQITËN PARA PROKURORËVE PËR TË KOMPLETUAR GRUSHTIN E SHTETIT
Artikulli tjetërOPERACIONI “SEEDS”,SEKUESTROHEN 1678 FARA KANABIS