Kreu I Bashkimit të Sindikatave Qarku Shkodër Albert Tukaj ka reaguar lidhur me linjën e trenit Shkodër-Tiranë që prej dy javësh nuk është në funksion të udhëtarëve.

Sipas Tukaj ky vendim arbitrar I Drejtorisë së Përgjithshme të Hekurudhave ndikon direkt në ekonominë e më shumë se 200 familjeve shkodrane që pjestarë të tyre janë të punësuar në këtë hekurudhë. Kreu I BSPSH Tukaj thotë se ka dyshime se ky vendim bëhet me jo pa qëllim pasi nga informacionet që ka siguruar ka krijuar dyshime se qeveria mund t’ia japë hekurudhën për shfrytëzim ndonjë kompanie private. Ka dy javë që treni I linjës Shkodër-Tiranë nuk funksionon duke pezulluar kështu lëvizjen e udhëtarëve. Mungesa e karburantit, borxhet e akumuluara, amortizimi I hekurudhës janë shkaqet kryesore të kësaj situate.