Ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës Anila Ndoka .44-vjeçarja u qëllua me plumb në kokë nga partneri i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, të martën në Shkodër, i cili pasi qëlloi partneren vrau veten.

Nëna e 3 fëmijë e cila mbeti e plagosur rëndë, qëndroi e shtruar për 5 ditë në spitalin e Shkodrës në pamundësi për t’u transportuar në spitalin e Traumës për shkak të gjendjes së rëndë. Kjo ngjarje ka tronditur opinionin publik në Shkodër dhe jo vetëm.

Pas 5 vitesh bashkëjetë, Anila Ndoka nënë e 3 fëmijëve kishte tentuar të shkëputej nga bashkëjetuesi Kolë Manaj i cili e kishte refuzuar dicka të tillë. Pas shumë debatesh 34 vjecari i kishte dërguar Anilës një video ku inskenonte vetvrasjen e tij. Anila i kishte kërkuar të takoheshin për tu sqaruar. Takimi u realizua në ambjentet jashtë punës së Anilës në automjetin e saj.

Menjëherë pasi ka mbërritur, debati ka agravuar dhe Kolë Manaj ka qëlluar me plumb në kokë 44- vjecaren duke e plagosur rëndë dhe më pas ka qëlluar dhe veten për vdekje.

Artikulli paraprakKËSHILLI BASHKIAK I HAP RRUGË ZHVILLIMIT TË KAÇINARIT
Artikulli tjetërVOTA E DIASPORËS/ KALON MBI 177 MIJË NUMRI I EMIGRANTËVE TË REGJISTRUAR, MË SHUMË SE 221 MIJË APLIKIME!