I riu shqiptar, Florenc Beqiraj ka ndërruar jetë në Francë. Raportohet se familjarët janë në gjendje shoku pasi të riut i janë hequr tubat.

Florenc Beqiraj, i riu shkodran i cili u masakrua në burgun e Marsejës, u nda nga jeta pasi luftoi për disa ditë me vdekjen në shtratin e spitalit. 23-vjeçari mbahej gjallë vetëm përmes aparaturave. Prej dy vitesh i riu ishte në Francë e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë kësaj periudhe ka ndodhur fatkeqësia ende e pazbardhur që e çoi Beqirajn në këtë gjendje. Ai u gjet i masakruar, me njolla në trup dhe një shenjë teli në fyt.

Zërat që thonë se i riu ka tentuar vetëvrasjen nuk pranohen nga familja. Të tjerë mendojnë se Florenci është masakruar në burg, ose nga policia, ose nga të dënuarit e tjerë

Artikulli paraprakAKSIDENT FATAL, VDES SHQIPTARI
Artikulli tjetërLUFTA E MAFIAS SHQIPTARE, VRASJET NË FOGGIA NGA KLANET SHQIPTARE TË DROGËS