Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për vdekjen e parakohshme të kryetarit të Organizatës AANO, Gjon Lulgjuraj.

Meta thotë se ikja e Lulgjurajt është humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij, por dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Sipas Metës, Lulgjuraj spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çëshjes kombëtare e forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane.

STATUSI NGA ILIR META

Me hidhërim mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të z.Gjon Lulgjuraj, personalitet i shquar i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetar i Organizatës 75-vjeçare shqiptaro-amerikane AANO.

Ideator dhe realizues për tre dekada të radio programit të parë në gjuhën shqipe për diasporën shqiptare në Miçigan dhe në Florida, ai spikati si aktivist i palodhur në shërbim të çështjes kombëtare dhe forcimit të lidhjeve shqiptaro-amerikane.

Vdekja e parakohshme e Gjon Lulgjurajt, është një humbje e madhe dhe e pazëvëndësueshme jo vetëm për familjen e tij, por edhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, të cilëve ju shpreh ngushëllimet më të thella.

Personalitete si Gjon Lulgjuraj, me punën, kontributin dhe veprën e tyre jetësore, i kanë bërë dhe i bëjnë nder kombit tonë.

I paharruar kujtimi dhe të prehet në paqe!

MARRË NGA BALKANWEB

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE NË LEZHË-MILOT, MJETI PËRPLASET ME BORDURËN ANËSORE, HUMB JETËN SHOFERI, PLAGOSET PASAGJERI
Artikulli tjetërSTREHIMI I AFGANËVE/ RAMA: I AKOMODUAM NË HOTELE QË TË MARRIN FRYMË NË NORMALITET, NUK DONIM T’I IZOLONIM NË KAMPET E REFUGJATËVE