Ka ndërruar jetë një prej gjashtë personave që mbetën të plagosur nga shpërthimi i një bombule gazi në fshatin Markatomaj të Lezhës, më 29 gusht.

Sipas burimeve, viktima është 40-vjeçari Saimir Kola, i cili prej 12 ditësh po kurohej në Itali, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga shpërthimi. Mësohet se Kola kishte pësuar djegie në rreth 90% të sipërfaqes së trupit, duke e rënduar ndjeshëm gjendjen e tij shëndetësore.

Shpërthimi i bombulës së gazit ndodhi më 29 gusht në banesën e familjes Kola në Markatomaj, ndërsa si pasojë mbetën të plagosur edhe pesë anëtarë të tjerë të familjes.

40-vjeçari u dërgua për mjekim të specializuar në Itali, ku qëndroi për 12 ditë nën kujdesin e mjekëve, por për shkak të plagëve të rënda, ndërroi jetë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprak“REAGIMI YNË DO TË PËRSHKALLËZOHET”, PËRFUNDON MBLEDHJA, GJYQTARËT TË PRERË: ZHBLLOKONI PAGAT, ZBATONI VENDIMIN E ‘KUSHTETUESES’
Artikulli tjetër‘KALLËZIM SE PO ZBATON LIGJIN’ MALAJ PUBLIKON PAGAT QË KËRKOJNË MAGJISTRATËT: EFEKTI NË BUXHET ARRIN NË 40 MILIONË EURO SHTESË ÇDO VIT