Ka vdekur në moshën 78 vjeçare ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi.
Bukoshi ka qenë duke vuajtur nga një sëmundje e rëndë shëndetësore. Bujar Bukoshi, ka lindur më 13 maj 1947 në Suharekë.Ai u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë
Bukoshi është një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014, shkruajnë mediet e Kosovës.

Bujar Bukoshi ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Artikulli paraprakBERISHA DEL NGA SPAK: U PYETA PËR FYERJEN NDAJ IRENA GJOKËS PËR NJË BISEDË PREJ 500 MIJË EURO
Artikulli tjetërFRYMEZUESE, I PERDJEKURI PRET DIPLOMIMIN NE MOSHEN 80-VJEÇARE