
Ka nderruar jete ne spitalin e Traumes ne Tirane, njeri nga tre te rinjte te cilet u aksidentuan me 19 janar ne autostraden Milot-Mamurras prane fshatit Gjorm te Kurbinit. Drejtuesi i mjetit tip Audi Albert Togu, nuk mundi tju mbijetoje plageve te marra dhe gjeti vdekjen ne spitalin e Traumes. Nderkohe dy personat e tjere Albion Mamli dhe Romario Alija ndodhen nen kujdesin e bluzave te bardha, fatmiresisht jashte rrezikut per jeten. Automjeti tip “Audi”, me të cilin ata udhëtonin, devijoi nga rruga dhe u përplas me barrierat anësore gjate tentatives per te shmangur perplasjen me nje mjete tjeter i cili drejtohet nga nje person ne gjendje te dehur, qe eshte arrestuar nga policia.






