Banorët e fshatit turistik të Thethit pas protestës së zhvilluar kundër prishjes së ndërtimeve në atë zonë, zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Shkodër Benet Beci. Një grup banorësh, si përfaqësues të Thethit u pritën nga kryebashkiaku beci për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Nga sa mësohet banorët nga ana e tyre kanë shprehur shqetësimin për prishjen e ndërtimeve pa leje në fshatin turistik që është zhvilluar ndjeshëm vitet e fundit duke pritur mijëra turistë nga e gjithë bota. Banorët kanë kërkuar që të sqarohen lidhur me këtë situatë se përse IKMT dhe IMT kërkojnë prishjen e ndërtimeve në tokat e tyre që i trashëgojnë brez pas brezi duke thënë se kjo nuk është rruga e duhur dhe se duan një zgjidhje tjetër. Po ashtu banorët shprehën si shqetësim të tyre faktin që vijojnë të jenë pa certifikata pronësie edhe pse trashëgojnë pronat prej shekujsh.

Nga ana e tij kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci i tha banorëve të Thethit se do të jetë plotësisht në krahun e tyre për gjetjen e një zgjidhje të përbashkët për ta zhvilluar edhe më tutje atë fshat turistik. Kryebashkiaku ka rënë dakord me banorët që për momentin ndërtimet e paligjshme të ndalen. Po ashtu kryebashkiaku iu tha banorëve se do të jetë një zë i fuqishëm i tyre për t’i ndihmuar sa i përket paisjes me certifikata pronësie. IKMT sipas burimeve për zonën e Thethit ka piketuar 8 objekte të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër ndërsa pritet që të mos preken ata objekte që janë ndërtuar më përpara.

Artikulli paraprakRISHTROHEN RRUGËT KRYESORE TË SHKODRËS
Artikulli tjetërBANKA BOTËRORE: NË VITIN 2022, POPULLSIA NË MOSHË PUNE U TKURR