
Një prej investimeve më të rëndesishme që po realizohet në Shkodër është “Muzeu i Lundrimit”. Ky muze që po ndërtohet pranë lumit do të jetë I lidhur ngushtë me lundrimin në liqen dhe lumenjtë që e rrethojnë
“Muzeu i Lundrimit” është një projekt ambicioz dhe i shumëpritur nga qytetarët, ndërsa pritet të kthehet në një pikë referimi të rëndësishme kulturore dhe turistike
Ky investim pritet të përfundojë deri më 10 shkurt 2026, ndërsa vlera e investimit parashikohet të shkojë rreth dy milion euro. “Muzeu i Lundrimit” është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik në këtë qytet të Shqipërisë.
Muzeu i ri i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës. Projekti financohet nga BERZH dhe Bashkimi Evropian.