
Dëmtimi apo mungesa e urave ishte kthyer në shqetësim për shumë fshatra në Bashkinë e Mirditës, duke sjell izolim të banoreve dhe rrezik për jeten e tyre.Kjo problematike disavjeçare ka nisur të marrë zgjidhje, gjatë muajve të fundit, falë investimeve që po realizohen.Bashkia Mirditë ka ndërtuar 10 ura 3 prej të cilave në Njesitë Administrative Fan dhe Kthellë në bashkëpunim me forcat e ushtrisë.Kryetari i Bashkisë Mirditë Albert Mëlyshi thotë ndërtimi i këtyre urave ishte domosdoshmeri, për të krijuar akses në lëvizjen e banoreve drejt qendrave urbane.
Shembja e këtyre urave kishte ardhur nga vërshimi i përrenjeve dhe lumenjeve malor, duke vështiresuar lëvizjen e banoreve kryesisht në zonat e thella.Ndërkohë Bashkia Mirditë po tregon vemendje edhe ndaj mirembatjes së rrugave rurale në territorin e saj, për të krijuar sa më shumë lehtesi në lëvizje në këto zona malore.