Mossad në Shqipëri. Frikë nga terrorizmi

TIRANE-Tirana dhe Elbasanit prej të premtes paradite, më 11 nëntor deri të shtunën pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael do të kalojnë në “shtet rrethim” dhe niveli i sigurisë do të jetë ‘i kuq’. Burime nga policia e shtetit dhe shërbimi informative shtetëror bënë me dije për ReportTv se në planin e masave janë parashikuar 3000 forca përfshi të gjitha agjensitë ligjzbatues të vendit. Përsa i përket sigurisë së stafit Izraelit dhe lojtarëve të ekipit të tyre gjithcka do të monitohet nga shërbimet inteligjente të Mossad-it dhe në terren shoqërimi do të jetë vetëm me forcat e repartit special RENEA. Masat e sigurisë për këtë ndeshje pritet të jenë krejt të kundërta nga aktiviteet e organizuara më parë kjo për shkak dhe të alarmit të krijuar pas arrestimit të 4 të dyshuarve si Xhihadist të cilët rezulton se kishin një plan për të krijuar trazira në Shkodër ku dhe ishte parashikuar të luhej kjo ndeshje. Ndeshja u spostua nga stadiumi “Loro Borici” në shkodër drejt “Elbasan Arena” për arsye sigurie por zyrtarisht ende nuk dihet se cili ishte plani i katër të arrestuarve të cilët funksiononin si një celulë e ISIS me bazë në Shkodër. Agejntët e shërbimeve inteligjente të Izraelit, Mossad kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe takimet e tyre me palën shqiptare kanë nisur nga verifikimi i masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit e deri në stadiumin e Elbasanit. Në këtë plan sigurie pritet dhe evakuimi i disa familjeve në pallatet rreth stadiumit të Elbasanit pasi në to do të pozicionohen snajper dhe sisteme sigurie dixhitale të cilat do të aplikohen për herë të parë. ReportTv ka mësuar se gjatë intinerarit të lëvizjes së ekipit Israelit nga Rinasi drejt Elbasanit i gjithë aksi do të jetë i bllokuar për automjetet dhe trafiku do të devijohet për qytetarët nga Durrësi dhe rruga e vjetër Tiranë-Ndroq-Durrës. ÇFARË SHKRUAJNË MEDIAT IZRAELITE Mediat izraelite, raportojnë se agjencitë kundër-terrorizmit kanë njoftuar se personat e arrestuar në Shkodër, dhe të tjerë të lidhur me ta, kishin në plan të ndërmerrnin disa sulme terroriste me bombë, një prej tyre në ndeshjen Shqipëri – Izrael. Gazeta “The Jerusalem Post” citon një prej futbollistëve të kombëtares të ketë thënë se në këtë moment nuk janë të përqendruar tek ndeshja, por tek rreziku që kanos jetët e tyre. Futbollisti, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ka thënë se ai dhe shokët e tij të skuadrës do të kishin preferuar të luanin në një vend neutral, por ndoshta masat e marra nga autoritetet shqiptare do ta bëjnë situatën më të sigurt. Ndërsa gazeta “Maariv” shkruan se futbollistët izraelitë janë të qetë dhe shpresojnë të udhëtojnë për në Shqipëri. Portieri i kombëtares madje ka shtuar se shpreson që masat e sigurisë të mos jenë shumë të ekzagjeruara.

Artikulli paraprakPRANGA 21 VJEÇARIT,IU GJET NE BANESE DROGE ME VLERE 50 MIJE EURO
Artikulli tjetërSHQIPTARET KAPEN ME 1.5 MILION EURO KOKAINE