Ndeshja e ligës së kampioneve Vllaznia-Vorskla Kharkiv nis me një simbolikë të veçantë.

Vajzat e Vllaznise te ekipeve zinxhir i dhurojnë ekipit të Ukraines Vorskla Kharkiv flamurin e Ukrainës dhe një buçetë me lule në shenjë solidariteti ndaj luftes që vijon në shtetin ukrainas nga Rusia.

Pas këndimit të himnit ukrainas tifozët e pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi” duartrokiten vajzat ukrainase duke shprehur mbështetjen e tyre për situatën e vështirë në të cilën ndodhet Ukraina.