Policia e Elbasanit ka marrë një sërë masash me qëllim mbarëvajten e rendit dhe zhvillim normal në prag të ndeshjes Shqipëri – Hungari për ekipet Shpresa që do të zhvillohet në Elbasan Arena sot në oren 20:00.

Policia ka njoftuar se hyrja e tifozëve do të fillojë rreth orës 18:00, me qëllim shmangien e rradhve të gjata dhe lëvizja do të bllokohen këto akse rrugore. 1.Në orën 17:00, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, deri në përfundim të ndeshjes. 2.Nga Bulevardi “Kamber Sejdini”, duke filluar nga Kryqëzimi I romëve deri tek Kryqëzimi I tapetave në orën 17:00, nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi i mjeteve. 3.Parkimi i mjeteve për sportdashësit do të lejohet në rrugën e re të Romëve. 200 punonjës policie do të anazhohen për mbarëvajtjen e aktivitetit ndërsa hyrja e fëmijëve do të bëhet vetëm më biletë, ndërkohë që të rriturit duhet të kenë kartë identiteti me vete. Sportdashësit nuk duhet të kenë më vetë: 1.sende të forta, 2.shishe (të çfarëdolloji) 3.fishekzjarre 4.monedha apo metale (të çfarëdolloji) 5.çelësa të ndryshëm Tifozët do ti nënshtrohen një kontrolli fizik të imtësishëm ndërkohë që lokalet pranë stadiumit duhet të marrin masa të jenë të mbyllura gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes.

Artikulli paraprakDE BIASI KA NJË KËRKESË TË VEÇANTË PËR TIFOZËT SHQIPTARË
Artikulli tjetër“GJUHADOLI“, QARKULLIM KAOTIK, TROTUARET NË PARKINGJE