Shqipëri-Izrael, Elbasani në shtet rrethim, 3000 policë në stadium Kontrolle me qen anti-eskploziv

Policia e shtetit ka marrë masa ekstreme për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Izrael që do të luhet të shtunën në stadiumin “Elbasan Arena”. Impianti sportive është marrë nën kontroll nga efektivët e policisë, ndërkohë që asnjë person i paautorizuar nuk lejohet të futet brenda që prej ditës së djeshme. Më shumë se 3000 efektive janë angazhuar në mbarëvajtjen e ndeshjes, ndërkohë që do të ketë kontrolle me qen antieksploziv. Në një vëzhgim të bërë nga Report TV konstatohet një shtim i masavë të sigurisë përgjatë gjithë perimetrit të impiantit spotiv. Madje as përreth stadiumit nuk lejohen persona që nuk janë identifikuar më parë nga policia. Gjatë dy ditëve të fundit është bërë verifikimi edhe i të gjitha familjeve që banojnë në pallatet përreth stadiumit. Shefi i sigurisë dhe një ekip nga Izraeli janë duke monitoruar situatën, si brenda ashtu edhe jashtë stadiumit. Qytetarët thonë se masat janë të shtuara më shumë se me ndeshjen me Serbinë. Madje disa prej tyre i quajnë të tepërta. Ndërkohë sa i përket ndjekjes së ndeshjes nga ballkonet, banorët theksojnë se do të jenë vetëm familjarisht dhe pa persona të tjerë nga jashtë. Efektiva të policisë janë duke vëzhguar çdo lëvizje përreth stadiumit në koordinim edhe me SHISH dhe përfaqësues të sigurisë së ekipit të Izraelit. Në stadium nuk lejohet askush pa autorizim dhe pa verifikimin paraprak të policies, madje as mediat. Në vëmëndje do të jenë sidomos tifozët që pritet të vijnë nga Kosova dhe pjesa tjetër e Shqipërisë. Aktualisht po bëhet vetëm konvertimi i biletave dhe jo shitja e tyre. Ndërkohë ekipi Izralit pritet të mbërrij ditën e premte në Tiranë dhe do të shoqërohet nga Forcat Speciale Renea, nga Policia Rrugore e Tiranës, nga FNSH-ja si dhe do të ketë kontrolle me qen anti-esklpoziv. Të angazhuar për sigurinë e kësaj ndeshje janë edhe agejntët e shërbimeve inteligjente të Izraelit, Mossad, të cilët kanë mbërritur tashmë në Shqipëri. Burime nga Policia e shtetit bëjnë me dije se nuk ka të dhënë nga agjencitë e zbulimit për ndonjë rrezik, por këto masa janë marrë për mbarëvajtjen e ndeshjes.