Tre tërmete të njëpasnjëshme janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në veri të vendit.

Tërmeti që është ndjerë më shumë ka qenë 17 km në veri lindje të Koplikut, dhe 28 km në veri të Shkodrës të dhënave të IGJEUM shkalla e lëkundjes ka qenë me magnitudën 4.

Ndërkohë dy të tjerët, konkretisht me magnitudë 3.4 dhe 2.1 kanë qenë me epiqendër në Veri-Lindje të Koplikut.

Sakaq deri tani nuk raportohet se ka dëme në njerëz apo dëme materiale në zonat ku janë ndjerë lëkundjet.

Artikulli paraprakVERË NË SHTATOR, TEMPERATURAT VIJOJNË QË TË RRITEN, NJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërTEKSTET SHKOLLORE FALAS NGA KLASA E PARË NË TË NËNTËN! RAMA: PËRFITOJNË 280 MIJË NXËNËS, BOTIMET PRESTIGJIOZE TË ‘OXFORD’ DHE ‘CAMBRIDGE’