Një ditë pas protestës dhe përplasjes me  demokratëve mbështetës të Berishës dhe Bashës, në selinë blu këtë të dielë vijon pastrimi i godinës nga dëmet e shkaktuara.

Punonjësit kanë nisur me pastrimin e materialeve dhe të mjeteve të përdorura nga mbështetësit e Berishës për thyerjen e dyerve dhe të xhamave të godinës.

Nga dhuna e përdorur në protestën e një dite më parë janë thyer dyert dhe dritaret e institucionit, ku dëmi më i madh duket se është në katin e parë. Në ambientet e godinës ndihet akoma aroma e rëndë e gazit dhe e solucioneve të tjera të përdorura për të shpërndarë protestuesit para selisë blu.

Artikulli paraprakMETA LË MËNJANË “LUFTËN POLITIKE”, SHFAQET I BUZËQESHUR NË DAJT
Artikulli tjetërSHKODËR, BONUSI I BEBEVE PËR ATA QË LINDIN JASHTË SHQIPËRISË