60 familje janë regjistruar deri tashmë në skemën e re të ndihmës ekonomike në njësinë administrative Bërdice, nga 162 ekzistuese që ishin në skemën e vjetër.

Sipas administratorit të shërbimit social, ky proces pritet të mbyllet brenda gjysmës së parë të muajit dhjetor. Procesi ka patur vonesa si pasojë e sistemit të ngadaltë dhe hapësirës kohore që kërkon aplikimi i secilës familje. Më parë Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social u bëri thirrje administratorëve që të shpejtojnë procesin e aplikimeve online në skemën e re të ndihmës ekonomike. Në bazë të ecurisë, aplikimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti në të gjitha në njësitë administrative.