Pas përfundimit të pjesës më të madhe të aplikimeve, skema e re e ndihmës ekonomike është gati për zbatim.

Drejtoresha Rajonale e Shërbimit Social në Shkodër bën me dije se lista e fituesve do të dalë nga zyra rajonale. Përsa u përket aplikimeve, Tula bën me dije se në njësinë administrative Shkrel të Malësisë së Madhe ka patur problem për pak ditë si pasojë e mungesës së bazës materiale. Në vazhdim, drejtoria Rajonale e Shërbimit Social do të publikojë listën e fituesve dhe të atyre që nuk përfitojnë ndihmë ekonomike. Familjeve jofituese që e pretendojnë një pagesë të tillë, do t’u jepet edhe mundësi ankimimi.