Edhe pse kanë kaluar gati gjashtë muaj nga aplikimi i skemës së re të ndihmës ekonomike, ngërçi vijon të mbetet. Në Bashkinë Shkodër kanë mbetur jashtë skemës në muajin maj më shumë se 1800 familje.

Këta të fundit kanë qenë përfituese me skemën e vjetër. Sipas përgjegjësit të ndihmës ekonomike pranë Bashkisë Shkodër, Shkëlzen Mustafaraj, që prej janarit deri në maj vazhdon që skema të përjashtoj familje të varfëra.

Mustafaraj shprehet se e gjithë kjo rrëmujë e krijuar është një problem politik, i cili po lë jashtë familjet e varfëra të Shkodrës. Kjo, një akuzë që përjashton përgjegjësinë nga pushteti lokal.

Mustafaraj bënë me dije se administratorët nuk janë fajtor për problemet me ndihmën ekonomike. Sipas tij, skema nuk lejon administratorët të ndikojnë në heqje të aplikantëve.

Skema e re e ndihmës ekonomike ka bërë që shumë familje të mbeten jashtë. Çdo muaj u kërkohet plotësimi i formularëve, ndërsa është shfaqur problem edhe me sistemin online.

Ky i fundit vijon të sjell vonesa gjatë periudhës dhjetë ditore të aplikimeve. Përderisa, bashkia edhe Shërbimi Social i kalojnë fajin njëra-tjetrës.

 

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHIFRA TRONDITËSE NGA AKSIDENTET
Artikulli tjetërBASHKIMI I SINDIKATAVE, AKUZA SPITALIT TË SHKODRËS