Aplikimi për ndihmën ekonomike ka sjell radhë të gjata dhe pakënaqësi për qytetarët shkodranë në Qendrën Komunitare numër 3 në Shkodër, në afërsi të Kishës së Madhe.

Që prej orëve të para të mëngjesit, janë paraqitur qindra qytetarë për të aplikuar, përderisa nuk kryejnë punë. Sipas administratorëve shoqërorë të kësaj qendre, prej disa ditësh sistemi onile ka shfaqur probleme të vazhdueshme, duke sjell vonesa të gjata.

Megjithatë, nga ana tjetër, qytetarët janë të revoltuar me situatën. Skema e re e ndihmës ekonomike ka shfaqur probleme të theksuara dhe pakënaqësi për qytetarët. Përveç radhëve të gjata, skema duket se është drejt dështimit pasi pjesa më e madhe e familjeve nuk e kanë përfituar atë.

Në Shkodër, ky problem vazhdon të jetë aktual dhe nuk kanë munguar përplasjet mes aplikantëve për ndihmë ekonomike dhe administratorëve shoqëror.