Sistemi i ri i shpërndarjes së ndihmës ekonomike nuk po zbatohet siç pritej, pasi numri i aplikimeve pranë njësive administrative është tejet i ulët.

Drejtoresha Rajonale e Shërbimit Social u bën thirrje qytetarëve që të kryejnë aplikimet sa më parë. Tula kërkon që bashkitë dhe njësitë administrative të vënë në dispozicion ambientet e nevojshme për qytetarët. Që nga fillimi i këtij muaji ka hyrë në fuqi sistemi i ri i shpërndarjes së ndihmës ekonomike dhe qytetarët tashmë do të jenë përfitues vetëm pas aplikimit dhe vlerësimit të kushteve të tyre ekonomike.