
Në kuadër të veprimtarive të muajit të madhërueshëm të Ramazanit, myftinia Shkodër shpërndau ndihma për shoqatën e personave me shikim të kufizuar.
Zëvendës myftiu Arben Halluni i pranishëm në aktivitetin e sotëm ftoi të gjithë njerëzit që në prag të këtij muaji të madhërueshëm të bëhen pjesë me dhurimet e tyre.
Përfaqësuesi i ambasadës turke tha se këto janë ndihma që dhurohen nga populli turk për të ardhur sadopak në ndihmë në prag të muajit të madhërueshëm.
90 pako me produkte ushqimore u dhanë në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga myftinia Shkodër në prag të muajit të madhërueshëm të Ramazanit.