Transparenca, ishte pika kyçe ky kryeministri Edi Rama vuri theksin në daljen e tij të fundit për mediat.

Nga Thumana, kreu i qeverisë tha se askush që dëshiron të kontribuojë nuk ka pse të ketë aspak hije dyshimi se këto para do të shkojnë në ndihmë të familjarëve në nevojë. I vetëdijshëm se mund të ketë abuzime, Rama tha se ka shumë organizim.

Ai dha lajmin se ka nisur strehimi në disa hotele të banorëve të prekur nga tërmeti teksa dha detaje edhe për mënyrën se si do të funksionojë vendi në një kohë kur është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

“Komiteti Kombëtar i cili do të jetë funksion i komitet shtetëror që krijohet me ligj për të bërë procesin e koordinimit dhe të monitorimit transparencë. Ne do të ftojmë të gjithë ata që kanë kontribute nga të tjerët dhe kemi diskutuar që në këtë jemi bashkë të gjithë.

Këtu sigurisht qeveria ka barrën më të madhe, por kushdo që do të japë kontribut, jo vetëm që është i bekuar, por është shumë e rëndësishme që të dimë planin kombëtar. Në këtë program çdo njëri merr pjesën e vet.

Po ecim dhe po përpiqemi shumë fort, buxheti i shteti do përdoret sigurisht, por nuk mjafton sepse i kalon përmasat. Ne po përpiqemi dhe unë këtë punë kam, kam harruar të fle gjumë. Rëndësi ka që vajza dhe djemtë që unë kam do ma kujtojnë kur unë flas përçart. Nuk ka një shkop magjik, është një situatë krizë, janë të mirëkuptuar, por edhe duhet të na mirëkuptojmë. ne jemi marrë me listimin e këtyre familjeve.

Po fillon transportimi i familjeve drejt hotele sepse është bërë marrëveshja në parim. po bëhet edhe një listë tjetër në zonën e Lacit që janë një numër jo i vogël i familjesh, që janë trembu nga tërmeti i fundit.

Rreziku i abuzimit ekziston, do bëjmë maksimumin e mundshëm. Kush ka mbetur pa çati, nuk do të mbetet pas dore. I kemi të gjitha mundësitë për të mos ceduar në këtë aspekt”, tha Rama.

Artikulli paraprakHARADINAJ OFRON STREHË PËR TË DËMTUARIT NGA TËRMETI, HAP ISH-KAMPIN USHTARAK GJERMAN
Artikulli tjetërQIRINJ DHE LUTJE NË KRYEQYTET NË KUJTIM TË VIKTIMAVE TË TËRMETIT