Ndihmat ushimore dhe veshmbathjet që ishin parashikuar për komunitetin rom gjatë festës së Vitit të Ri, janë dërguar në komunitetin egjiptian të Shkodrës.

Të paktën kështu pretendon kryetari i komunitetit rom Saimir Kruja, i cili thotë se ndihmat kanë qenë të papërfillshme, ndërsa sipas tij një fenomen i tillë përsëritet prej vitesh. Thirrja e këtij komuniteti është që ndihmaet e dhuruara nga shoqatat apo nga pushteti lokal të drejtohen pikërisht aty ku ka më shumë nevojë komuniteti. Komuniteti rom në Shkodër është një nga shtresat më të varfëra në shoqëri. Shoqatat shqiptare dhe të huaja shpeshherë kanë dërguar ndihma ushqimore në ndihmë të tyre, por jo gjithmonë ato kanë shkuar në destinacion.

Artikulli paraprakZJARR NË NJË BANESË, SHPËTOJNË FAMILJARËT
Artikulli tjetërTRAMEZZANI SHQIPTARËVE: MË MËSUAT KRENARINË