Policia Italiane ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin që iu morri jetën dy shqiptarëve në periferi të Milanos.

Agron dhe Alban Lleshaj u vranë mbrëmjen e së enjtes dhe ndaj tyre u qëlluan të paktën 10 plumba. Gjithashtu është saktësuar se ata nuk janë vëllezër, siç u tha fillimisht nga mediat italiane, por kushërinj. Ishin të paarmatosur dhe po udhëtonin me një automjet “Volkswagen Polo”, ngjyrë gri. Nga ekspertiza ka rezultuar se plumbat i kanë marrë jetën fillimisht Albanit, i cili ishte në vendin e pasagjerit, ndërsa më pas është vrarë Agron. Ai në përpjekje për t’iu shpëtuar vrasësve është përplasur me disa automjete në zonë, ndërsa ndjekja e atentatorëve ka zgjatur për 500 metra. “Ishte pikërisht ora 22: 54 minuta kur unë dëgjova zhurmën dhe mendova se kishte ndodhur aksident. Kur dola dëgjova një djalë të ri në vendin e shoferit që i binte xhamit me dorë dhe bërtiste “ndihmë”. Ne u përpoqëm ta ndihmonim, por nuk patën sukses. Pastaj pashë vrima plumbash në anën e makinës dhe e kuptuan se nuk ishte një aksident”, ka thënë një banor i zonës. Tek zona ku banonin dy kushërinjtë shqiptarë banorët i tregojnë si njerëz miqësor dhe ishin të përpiktë në pagesën e qirasë. Të dy kishin çelësat e shtëpisë në xhepi. Nga kontrolli në banesën e tyre policia ka zbuluar se kishte armë dhe dyshime ka se një prishje e pazarit për drogën të jetë shkaku i vrasjes. Agron dhe Alban Lleshaj kishin lindur në Rrëshen. Por, para se të lëvizin për në Itali ata jetonin në Lezhë. Përveç trafikut të drogës pista e dytë është ajo e gjakmarrjes, bazuar tek Kanuni. Megjithatë për këtë pistë nuk ka shumë detaje. Ajo që di policia është se ditë më parë një trafikant shqiptar është arrestuar dhe ai rezulton të jetë xhaxhai i dy viktimave.

Artikulli paraprakSHKB PEZULLON PËR 3 DITE SHEFIN E KRIMIT EKONOMIK NË SHKODËR , PJERIN LAZRI
Artikulli tjetërARRESTOHET I RIU, KISHTE LUFTUAR NË SIRI ME ISIS PËR 6 MUAJ