Dhuna në familje, fatkeqësisht është kthyer në një fenomen të përhapur në Shkodër. Ajo çfarë vihet re vitet e fundit, është se tashmë nuk kemi të bëjmë vetëm me dhunë mes dy bashkëshortëve, por të përhapur edhe mes anëtarëve të tjerë të familjes. Anton Koca, jurist pranë Qendrës së Shërbimit të Ndihëms Juridike Falas në Shkodër tregon se zgjerimi I formave të dhunës është një këmbanë alarmi për vendin.
Juristi Koca sugjeron që duhet krijuar një mekanizëm ligjor për referimin e rasteve të dhunës dhe izolimin e tyre.
Shërbimet që ofrohen në këtë zyrë janë falas për qytetarët tregon juristi, por kategoria që kërkon më shumë mbështetje është ajo e viktimave të dhunës me bazë gjinore
Në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit të dhunës me bazë gjinore, synohet solidarizimi I qytetarëve mbi rëndësinë e denoncimit sa më parë të dhunës, qoftë me bazë gjinore edhe asaj mes familjarëve të ndryshëm. Sipas specialistëve, dhuna po merr përmesa të tjera jo vetëm në Shkodër por edhe më gjerë.