Detaje të reja dalin pas arrestimit të Astrit Thaçit, 27-vjeçarit i dyshuar për grabitjen e një argjendarie në Elbasan dhe një sërë grabitjesh të tjera në Durrës e Tiranë.

Ndërkohë, policia e Durrësit ka vënë në pranga bashkëpunëtoren e autorit Astrit Thaçi.
Paraditen e sotme është bërë e mundur edhe ndalimi i 20-vjeçares A. B., banuese në Tiranë.

“Kjo shtetase dyshohet se e ka përkrahur shtetasin A. Th., duke i dhënë ndihmë për të mos u kapur nga forcat e Policisë” bën me dije policia e Durrësit.

Astrit Thaçit, u arrestuar ditën e djeshme në Kombinat.
27-vjeçari është autori i një sërë vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje me dhunë e armë në Tiraënë, Durrës dhe Elbasan.

Artikulli paraprakEKSPERTET NGA TIRANA KONFIRMOJNE,PAKOJA NE MAKINEN E LICIT ME LENDE PLASESE
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLAS PËR VDEKJE 52-VJEÇAREN SHQIPTARE