Policia e Tepelenës ka vënë në pranga dy persona, pasi akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Në pranga u vunë Çeti Hazbia, 69 vjeç dhe Medi Hazbia 35 vjeç banues në Tepelenë.

“Në datë 23.11.2017, në vendin e quajtur “Agjensia”, Tepelenë, në automjetin tip “Mercedes Benz”, me targa AA324HY, i drejtuar nga shtetasi Çeti Hazbia, si dhe i ndihmuar nga shtetasi Medi Hazbia, janë kostatuar pasi kishin zbritur nga mjeti tre shtetas të huaj”, sqaroi policia. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.