Klubi Vllaznia mësohet se ka depozituar në rrugë zyrtare një ankesë në UEFA për arbitrin rus për sfidën e parë të Konferencë League Shiroki Brijeg – Vllaznia. Gjyqtari rus Aleksie Matjunin sipas kuqebluve dha shumë vendime absurd gjatë asaj përballjeje që shkodranët e humbën në shifrat 3-1 në transfertën e luajtur në Bosnje Hercegovinë më 8 korrik. Mësohet se klubi Vllaznia ka bërë një dosje të madhe ku është e shoqëruar edhe me pamje filmike të rasteve të dyshimta të përballjes Shiroki Brijeg – Vllaznia.

Arbitri rus sipas klubit Vllaznia akordoi dy 11-metërsha të dyshimtë që u kthyen në gola nga ekipi vendas si dha një numër të madh kartonësh të verdhë plot 12-të ashtu siç në disa raste nuk dha disa faulla për Vllazninë. Në fund të lojës arbitri Matjunin dha një karton të kuq për Ardit Krymin por nuk kurseu as trajnerin e Vllaznisë Thomas Brdariç.

Pretendimet e klubit Vllaznia janë se rusi ka marrë vendime në kundështim me rregulloren e UEFA-s dhe sipas kuqebluve arbitri ka keqinterpretuar rregulloren ndoshta me qëllim duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në rezultatin 3-1 në favor të Shiroki Brijeg.

Pas kësaj ankesa kuptohet që klubi Vllaznia e ka të qartë që ajo ndeshje e parë në Bosnje nuk mund të kthehet mbrapsht por ajo që kërkohet është që komisionet e UEFA-s të ndëshkojnë arbitrin rus dhe ta penalizojnë atë për ndeshjet e tjera që do të jenë në kompeticionet europiane por kjo të jetë një mësim edhe për arbitrat e tjerë që do gjykojnë Vllazninë që të mos veprojnë në të njëjtën mënyrë.

Po ashtu klubi Vllaznia është ankuar në UEFA edhe për disa parregullsi të tjera që lidhen me mungesën e sigurisë në stadiumin e Shiroki Brijeg si dhe sjelljes së autoriteteve vendase. Po ashtu ankesa ka edhe për kushtet e fushës në atë stadium, sektorin VIP dhe mungesën e tunelit hyrës për futbollistët.

Më 15 korrik Vllaznia do të ketë ndeshjen e kthimit ndaj Shiroki Brijeg. Kuqebluve u duhet minimalisht që gjatë 90-minutave të fitojnë me dy gola diferencë për ta çuar në shtesë këtë sfidë ose me 3 gola diferencë për të marrë brenda 90-minutave kualifikimin.