
Në Katedralen“Shën Shtjefni” në Shkodër u zhvillua ceremonia e ndezjes së Dritave të Betlehemit, një moment me domethënie të veçantë shpirtërore për besimtarët, që simbolizon paqen, shpresën dhe lindjen e Krishtit.
Gjatë ceremonisë, në fjalën e tij Famullitari I Shkodrës , Dom Vlash Palaj, theksoi rëndësinë e dritës së Betlehemit si simbol i dashurisë, unitetit dhe besimit, duke ftuar besimtarët që këto vlera t’i përcjellin në familjet dhe komunitetin e tyre.
Ceremonia u ndoq nga besimtarë të shumtë, të cilët e përjetuan ndezjen e dritave si një moment reflektimi dhe lutjeje në prag të festave.






