
Një person me precedent penal është arrestuar nga policia gjatë një ndjekje, ndërsa shoku i tij ka arritur që të arratiset.
Pas dyshimeve, efektivët u vendosën në ndjekje të makinës tip ‘Touareg’ me targa italiane me të cilën ata po lëviznin.
Dy personat e braktisën makinën në lagjen ’10 Korriku’ dhe u futën duke u fshehur në disa dy banesa. Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri arriti që të largohet. Policia qëlloi në ajër duke i kërkuar që të ndalonte, por ai u largua me një tjetër makinë.
Brenda makinës tip ‘Touareg’ që dy personat me precedent po lëviznin pas kontrollit u zbulua e fshehur një pistoletë.






