Ky është reagimi që bën Ndoc Çulaj me status kryetar i shoqatës së të pushkatuarve dhe të zhdukurve gjatë regjimit komunist në Malësi të Madhe Ndoci është ish i dënuar politik nga regjimi komunist gjatë së cilit iu pushkatuan gjyshi dhe babai.

Ai tregon se në vitet 2016-2017 ka marrë dy keste dhe është në pritje të kestit të tretë ku thotë se qeveria po I mashtron duke i mbajtur me gënjeshtra deri në përfundim të mandatit
Ai e cilëson tallje atë cfarë qeveria po bën me të kategori.

Çulaj shkon më tej kur thotë se qeveria po nderon ekzekutorët e atij regjimi dhe po përbuz viktimat

Ish të përndjekurit politikë në Shqipëri cilësohen si shtresa më e goditur dhe më e cënuar e shoqërisë. Edhe pse me vite të tëra kaluan nëpër burgjet komuniste, ata ende sot kanë mbetur pa mbështetje të institucioneve përkatëse

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, VIJON FUSHATA SENSIBILIZUESE KUNDËR DROGËS
Artikulli tjetërTJETËR RAST DHUNE NË SPITALIN E LEZHËS