Një burrë i paralizuar me një palcë të thyer kurrizore ka mundur të ecë sërish, falë një implanti të zhvilluar nga një ekip studiuesish zviceranë.

Michel Roccati u paralizua pas një aksidenti me motor pesë vjet më parë. Palca e tij kurrizore ishte thyer plotësisht, dhe ai nuk i ndiente më këmbët e tij.

Mediat e huaja bëjnë me dije se burri tashmë mund të ecë falë një implanti elektrik që i është ngjitur në mënyrë kirurgjikale në shtyllën kurrizore.

Ekipi hulumtues tha se implanti elektrik kishte ndihmuar Roccati-n dhe dy pacientë të tjerë – të moshës 29 deri në 41 vjeç – të qëndronin në këmbë, të ecin, të lëviznin me biçikletë, duke rritur shpresat se pajisjet e vogla, implantet, mund të ndihmojnë të paralizuarit që të ketë më shumë pavarësi.

Rocatti e përdor pajisjen si pjesë e stërvitjes dhe rehabilitimit rutinë për forcuar muskujt dhe për të qenë në formë. “Tani është pjesë e jetës sime të përditshme,” tha ai.

“Unë ngrihem në këmbë, eci ku të dua, mund të eci shkallët kjo është pothuajse një jetë normale.”- tha ai.

Deri më tani nëntë persona kanë marrë implantin dhe kanë rifituar aftësinë për të ecur.

Studiuesit theksojnë se nuk është një kurë për dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe se teknologjia është ende shumë e ndërlikuar për t’u përdorur në jetën e përditshme, por megjithatë e përshëndesin atë si një hap të madh për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Artikulli paraprakINFEKTIMET RANË HIQNI KUFIZIMET, EPIDEMIOLOGËT: KUFIZIMI I LËVIZJES PAS ORËS 23 DUHET SHFUQIZUAR
Artikulli tjetërMETA BËN PUBLIKE PËRGJIGJET E 72 PYETJEVE TË GJYKATËS KUSHTETUESE