Pas ditëve me vranësira dhe mot të ftohtë ditën e sotme pritet një kthesë. Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot të kthjellët në të gjithë territorin. Vranësira do të ketë në pak zona të vendit.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13°C.

Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Ndërkohë që Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 01°C në 05°C.

Artikulli paraprak“NUMËRIMI MBRAPSHT KA NISUR!”, HELIDON BUSHATI: 25 PRILLI, FESTA E SHQIPTARËVE, DITA KUR SHQIPËRIA FITON!
Artikulli tjetërEDHE NË KOHË PANDEMIE, EMIGRANTËT S’I BRAKTISËN FAMILJET, SOLLËN 673 MLN EURO NË 2020-N