
Një përfaqësi e banorëve të Postribës kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim me prefekten e Qarkut Shkodër për problematikën e gurores që ankohen se u ndot ujin e pijshëm. Banorët morën premtim nga prefektja Holta Duda që do të merret me këtë çështje dhe presin një zgjidhje. Ato kërkojnë që prefektja të vërë në lëvizje institucionet për këtë problematikë.
Më herët, banorët kanë zhvilluar një takim me kryebashkiakun Benet Beci, por deri tani nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, edhe pse çështja ka kaluar në seanca gjyqësore.






