Ndërsa niveli i ndotjes ka arritur vlera alarmuese, Parisi ndaloi qarkullimin e automjeteve me targa teke të martën e lejoi udhëtimin pa para në metro.

“AirParif” që monitoron cilësinë e ajrit në rajonin e Parisit, bëri të ditur se indeksi i cilësisë së ajrit kishte arritur në 87, nivel tepër alarmant ky. Autoritetet parisiane kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të reduktojnë shpejtësinë në rrugët kryesore të qytetit, duke e ulur limitin nga 80 në 70 km në orë. Qytetarët i pritën me pozitivitet masat e reja për uljen e nivelit të ndotjes. “Mendoj se masat do të ndihmojnë me ndotjen. Plus është diçka e bukur të shohësh në rrugët e Parisit vetëm gjysmat e automjeteve që shikon çdo ditë”, tha një qytetare. “Më vjen mirë që po bëjnë diçka për këtë problem. Kjo është në të mirë të pasagjereve e gjithashtu do të ndihmojë në kursimin e parave”, u shpreh një tjetër qytetar. Të mërkurën do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me targa çift, ndërsa parashikohet që niveli i grimcave PM10 në ajër të vazhdojë të jetë i lartë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFJALIMI I FUNDIT PËR SIGURINË KOMBËTARE
Artikulli tjetërTËRMET 6.5 BALLË NË INDONEZI, DERI TANI 25 PERSONA TË VDEKUR