Gjatë ditës së sotme, IKMT do të zhvillojë aksionin e saj për mbrojtjen e mjedisit dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare në zonën e Velipojës, Shkodrës dhe në Karaburun, në Vlorë.

Në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë së Shtetit, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Krahas prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Paralelisht, IKMT dhe policia vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore.

Artikulli paraprakFESTA QË U KTHYE NË MAKTH/ JEPET DËNIMI PËR SHQIPTARIN QË QËLLOI ME THIKË VJEHRRIN E HODHI NGA SHKALLËT TË BIRIN VETËM SE…
Artikulli tjetërNË MESDITË PRITEN RESHJE SHIU! PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT