
Ndotja e cila krijohet nga vetë qytetaret është kthyer në shqetësim në disa zona të qytetit të Lezhës. Situata më problematike paraqitet në lagjen “Skëndërbeg”, ku mbeturinat hidhen përmes dritareve apo ballkonit nga katet e lartë të këtij pallati.
Ndotja e krijuar është kthyer në shqetësim për banoret që jetojnë në katet e para dhe banesa private në këtë zonë, ku pavarësisht ndërhyrjes së vazhdueshme të bashkisë në pastrimin e territorit fenomeni i cili krijohet nga qytetar të papërgjeshem nuk po merr zgjidhje.
Përballë mungeses së ndërgjegjësimit, Bashkia Lezhë paralajmeron monitorim dhe gjoba për të gjithë qytetaret të cilët do të konstatohen duke ndotur mjedisin.