Një pjesë e madhe e invalidëve në qytetin e Shkodrës nuk përfitojnë kempin sepse nuk kanë në 5 vitet e fundit 12 muaj sigurime shoqërore.

Ky është ligji i ndryshuar që në vitin 2014 që dëmton invalidët. Një shqetësim të tillë e ka edhe shoqata e invalidëve në Shkodër. Në Shkodër Ndou shprehet se 50% e invalidëve nuk përfitojnë kempin sepse penalizohen nga ligji i 2014-ës. Shoqata e invalidëve i bën thirrje qeverisë që të rishikojë këtë ligj penalizues për ta. Edhe pse janë shtresa me vulnerabël e shoqërisë ky handikap për përfitimin e kempit tek invalidët ka një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e tyre duke ia vështirësuar situatën duke qenë se nuk e përfitojnë këtë kemp.