Kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, është rikthyer pas 30 vitesh në shkollën 9-vjeçare “Pashko Vasa”, këtë herë jo si nxënës, por për të uruar të vegjlit në ditën e tyre të parë të shkollës. Në një nga klasat e para të kësaj shkolle, Ndou u takua me fëmijët që po hedhin hapat e parë në botën e dijes, duke ndarë me ta emocionet e kësaj dite të veçantë. Gjatë vizitës, kreu i Qarkut Shkodër uroi vogëlushët për një vit të mbarë shkollor, plot dije, miqësi, ëndrra dhe suksese. Në shenjë simbolike për nisjen e këtij rrugëtimi, ai dhuroi për secilin prej tyre pajisje shkollore.

Drejtoresha e shkollës Ardiana Lepuri falenderoi kreun e qarkut që zgjodhi këtë ditë të vecantë për ta bërë urimin në këto mjedise, ku nisi hapat e parë të dijes.

Ndou uroi gjithashtu nxënësit, mësuesit dhe prindërit për një vit të ri shkollor të suksesshëm, duke theksuar rëndësinë e krijimit të mundësive që çdo fëmijë të mësojë, të ëndërrojë dhe të besojë te vetja.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBENET BECI: NJË VIT TË MBARË, PLOT DIJE DHE SUKSESE!
Artikulli tjetërSHKODËR, 15 MIJË NXËNËS NISIN VITIN E RI SHKOLLOR