Prej vitesh kërkohet që “Beselidhja e Lezhës” e 2 marsit 1444 të kthehet në një festë zyrtare për shqiptarët, por vendimi ka munguar. Së fundmi kjo kërkesë ka marrë formë zyrtare dhe i është paraqitur Kuvendit të Shqipërisë. Ka qënë deputeti socialist i Qarkut Lezhë, Eduard Ndreca, i cili ka depozituar kerkesën e tij në kuvend për t’a shpallur këtë ditë si festë zyrtare. Kjo kerkesë pritet të shqyrtohet në konferencën e kryetarëve para se ajo të kalojë në komisione dhe ti paraqitet qeverisë për mendim.

Burime për Star Plus bëjnë të ditur se kërkesa e firmosur nga deputeti, Eduart Ndreca, ka marrë formë ligjore dhe trajtimi i saj do të jetë i detyrueshëm për kuvendin. Për këtë arsye tashmë pritet vetëm shprehja e dakortësisë së kuvendit për një nismë të tillë e cila shoqërohet bashkë me relacionin përkatës. Kjo kërkesë hap një dritare më shumë mundësish që një ngjarje kaq e rëndësishme si Beselidhja e Princave me 2 mars 1444 të kthehet në një festë mbarëkombëtare për shqiptarët.

Kuvendi i Shqipërisë ka momentin e tij më të rëndësishëm për të treguar se vlersimi për këtë datë dhe vetë heroin kombëtarë, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, nuk është thjesht fjalime në përkujtim të saj por mbi të gjitha vënja në vemendje të të gjithë shqiptarëve. Në këtë rast, Parlamenti i Shqipërisë, mund të përshpejtojë vendimet e tij që ky 2 mars të jetë krejt tjetër në Lezhë dhe Beselidhja të trajtohet si një moment i rëndësishëm historik për kombin shqiptarë. Tashmë mbetet e rëndësishme që nisma e deputeti Ndreca të marrë vëmendje dhe të ketë dakortësinë edhe të kolegëve të tij, e po kështu që të rritet edhe lobimi që kjo datë e rëndësishme të shpallet festë zyrtare.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBASHKIA NUK MIRATON PROGRAMIN VJETOR TË ARTIZANËVE
Artikulli tjetërJOSA: NDESHJA ME TIRANËN MUNDËSI PËR KUPAT E EUROPËS