Unioni mbarëkombëtar integrimit të burgosurve dhe të përndjekurve politik të Shqipërisë ka organizuar një takim ku u është folur rreth Rezolutës së kongresit Amerikan, “ një akt vendimtar për të mësuar të vërteten mbi komunizimin në shkollat amerikane”. Besim Ndregjoni, presidenti I unionit të ish të përndjekurve politik foli rreth bilancit të vitit 2021 rreth kujteses kombëtare për të përndjekurit politik.
Ndregjoni u shpreh se shteti shqiptar po hesht ndaj krimeve të komunizimit.
Ky takim u organizua në muzeun e dëshmisë dhe kulturës në qytetin e Shkodrës. Të pranishmit kishin mundësinë të shikonin nga afër edhe qelitë e ish të burgosurve.