Kryetari i Bashkisë Lezhë Pjerin Ndreu ka njoftuar se 13 familjet e vendosura në qendër të qytetit, pas katedrales, kanë liruar banesat në marrëveshje të plotë me Bashkinë, duke treguar mirëkuptim dhe besim ndaj projektit të madh që po nis për transformimin e kësaj zone, ku në këtë hapësirë parashikohet ndërtimi i Qendrës së Moshës së Tretë.Ne nje reagim nw rrjetin social facebook, Ndreu thote se ka dështuar tentativa e disa individëve për të përfituar politikisht nga kjo situatë, pavarësisht se janë po ata që më herët kanë mbështetur zhvillimin e kësaj zone dhe retorika e tyre nuk mund të ndalë zhvillimin e qytetit.Kryetari i Bashkise Lezhe ben me dije se asnjë familje nuk do të mbetet pa zgjidhje. Përmes bonusit të qerasë, kredive të buta dhe projektit të ri të ndërtimit që Bashkia, në bashkëpunim me Entin Kombëtar të Banesave, do të nisë në muajin qershor, do të sigurohet strehimi për të gjitha familjet e prekura.Ndreu e mbyll reagimin e tije se Lezha vijon të ecë përpara përmes punës dhe projekteve konkrete, duke lënë pas zhurmën dhe debatet e panevojshme.

Artikulli paraprakOMP VIJON KONTROLLET PËR NDALIMIN E PESHKIMIT
Artikulli tjetërDITËT E PUSHIMIT POPULLOJNË SHËNGJININ